Tomi i AKEPIT i lë të gjithë pa fjalë, miliona lekë firmës që garoi e vetme dhe që ofroi fiks sa fondi limit

Tomi i AKEPIT i lë të gjithë…

Ju kujtohet Tomi? Drejtori i AKEP? Për habi agjencia e tij ndejti “urtë” për një përiudhë relativisht të gjatë kohe përsa i përket organizimit të tenderave. Mirëpo së fundmi duket se i ka hyrë përsëri “kësaj loje”. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare rezulton se ka organizuar një tender të ri, i cili është aq i dyshimtë saqë nuk ke se ku ta kapësh më parë. Kështu ky institucion në datë 26-04-2021 ka hapur një tender që mban numrin e referencës REF-93876-04-23-2021.

Objekti i tij është “Shpenzime për mirëmbajtje dhe zhvillim, faqe elektronike dhe hostim, shpenzime për licenca vjetore antivirus dhe certifikatë sigurie”. Tenderi është mbyllur në datë 06-05-2021, pra rreth 10 ditë ka qenë e mundur që të priten ofertat. Ky afat rezulton i shkurtër në krahasim me afatet e tenderave të tjerë që zakonisht qëndrojnë hapur për të paktën 1 muaj. Megjithatë vihet re se në këtë procedurë prokurimi ka marrë pjesë vetëm një kompani.

Bëhet fjalë për firmën “1UP” në pronësi të shtetasve Ilir Varfi, Klaudian Dhefto dhe Enjan Gazhga. Kjo kompani ka ofruar vlerën prej 1,820,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 22 milionë lekë të vjetra me TVSH. Shikohet se kjo vlerë është për habi identike 100% me fondin limit të tenderit. Pra siç shikohet qartë, kjo procedure prokurimi ka dy elemente dë dyshimta. Së pari mungesa totale e konkurrencës dhe së dyti fakti që oferta e shpallur fituese është identike me fondin limit. Përtej këtyre sa më sipër, duket mjaft e habitshme se si mund të shpenzohen rreth 22 milionë lekë të vjetra për një faqe interneti apo për licenca anti-virusesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit