Tomi i partisë bën 'bingo' sërish! Sa futi në xhep nga tenderi 20 milionë Lekë?

Tomi i partisë bën ‘bingo’ sërish! Sa…

Tomi Frashëri, i njohur ndryshe dhe si ‘leva’ e kryeministrit Edi Rama për të goditur mediat, duket se ka finalizuar me sukses pazarin me tenderin e radhës.

Një muaj më parë, “Gazeta Atdheu” raportoi ekskluzivisht se si drejtuesi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) shpalli një tender me shifra të fryra për sigurimin e dy makinave.

Tenderi me fond limit rreth 20 milion Lekë u hap në një kohë kur në vend ishte shpallur gjendja e fatkeqësisë natyre për shkak të COVID-19.

Shifra e fryrë

Duke cituar burime nga AKEP, “Gazeta Atdheu” raportoi muajin e shkuar se, “tenderi është urdhëruar të zhvillohet nga vetë drejtori i AKEP-it, Frashëri, i cili u ka kërkuar vartësve të tij përpilimin e dokumentacionit formal, si dhe hapjen e tij jozyrtare me qëllim marrjen e ofertave. Por nga ana tjetër, drejtori Frashëri ka kërkuar nga vartësit e tij mbajtjen sekret të kësaj procedure, për arsye të pandemisë së COVID-19, si edhe sepse kjo procedurë nuk është plotësuar ende nga Autoriteti Kontraktor dhe nuk është bërë publike në Buletinin e Njoftimeve Publike për Tenderat Shtetërorë”.

Sipas dokumentit që “Atdheu.com” publikoi, del qartë në pah vlera e konsiderueshme prej 21 milionë lekësh e këtij tenderimi që drejtori Frashëri ka kërkuar të përdoret për sigurimin “Kasko” të dy automjeteve të Njësive të Lëvizshme të Monitorimit në terren të “Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Frekuencave” (QKMF). Nga sa mësohet prej të njëjtave burime, “këto automjete përdoren nga ekspertët e QKMF-së, për realizimin e monitorimit dhe matjeve në terren të frekuencave televizive dhe rrezatimit që shkaktojnë antenat televizive dhe ato celulare në mjedis”.

Por edhe pse vetë automjetet e specializuara të pajisura edhe me aparatura të posaçme mund të kenë një vlerë specifike për funksionin që kryejnë, përsëri siguracioni “Kasko” i këtyre dy automjeteve nuk mund të kapte këtë vlerë limit që AKEP dhe drejtori Frashëri kanë përcaktuar në dokumentin e përpiluar për hapjen e tenderit publik.

Fitues pa garë

Fituesi i tenderit rreth 20 milionë Lekë – gati sa fondi limit – i shpallur së fundmi, është “ANSIG SH.A.” Biznesi në formën e shoqërisë aksionere ka fituar një tender në kushtet e mungesës së konkurrencës, ku ka qenë pjesëmarrësja e vetme.

Tendera të tillë klasifikohen me “flamujt të kuq” dhe krijojnë dyshime të arsyeshme për marrëveshje të fshehta.

Duket se i tillë është edhe rasti në fjalë me Tomin e partisë, i cili ka bërë “bingo” sërish duke ndarë paratë në pazarin e radhës…

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit