Top Channel i vendosi titra shqip filmit nga Kosova/ Shpërthen rrjeti: Veprim racist

Top Channel i vendosi titra shqip filmit…

Rrjetet sociale në Shqipëri dhe Kosovë po ziejnë për shkak të skandalit të fundit të Top Channel. Seriali “Rrushe” nisi të martën transmetimin edhe në Shqipëri, saktësisht në Top Channel.

Por, ajo që mori vëmendje të madhe ishte se seriali u transmetua me titra shqip. Ky veprim ka nxitur reagime të shumta të personazheve të ekranit në Shqipëri e Kosovë.

Një prej tyre është gazetari  Ermal Mulosmani ku me ironi tregon se si përkthimi dhe fjalët e aktorëve janë të njëjta, nuk kanë ndryshime dhe titrat me përkthim janë tallje në këtë rast.

“Topi po transmeton një film kosovar por…po e përkthen edhe me titra. Sapo një djalë tha “Po po, qe erdha”. Topi e përktheu “Po po, ja, erdha”…”,ka shkruar Mulosmani në Facebook.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar dhe profesori Rrahman Paçarizi, i cili  e ka quajtur “paragjykim e rast studimi” titrimin nga gjuha shqipe në shqip.

Ndërsa Berat Buzhala iu kërkon qytetarëve të dalin në protestë. Aktivistja Elona Caslli dhe faqja satirike “Lolita”, kanë vënë theksin te fakti se kjo përpjekje për titrim, nga shqipja në shqipe është komplet e pavend, madje shprehen se tregon racizëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit