"Top Channel nuk ka qenë shtëpi e fjalës së lirë, aksionerët e kësaj media janë të lidhur me aferën e incineratorëve"

“Top Channel nuk ka qenë shtëpi e…

Breshëria e plumbave në drejtim të televizionit Top Channel u cilësua nga pronarët dhe produksioni i kësaj media si sulm ndaj fjalës së lirë. Në disa artikuj që Top Channel ka publikuar gjatë kësaj të hëne, citon se me kërcënime të tilla po tentohet t’i hiqet liria e fjalës një televizioni kombëtar. Në mbështetje të këtij qendrim kanë qenë edhe disa organizata mediatike apo media ndërkombëtare me zyra në Tiranë.

Mirëpo për gazetarin e Birn, Sami Curri, sulmi ndaj Top Channel nuk ka të bëjnë me lirinë e medias dhe pavarësinë e tyre editoriale. Në këndvështrimin e tij Top Channel nuk ka qenë asnjëherë shtëpi e lirisë së fjalës, por një media e cila ka qenë e përfshirë në disa çështje. Zbrazia e kallashnikove përpara derës së tyre, ku tragjikisht dhe pa asnjë faj humbi jetën roja Pal Kola, sipas gazetarit ka të bëjë pikërisht me sulmet e organizuara mediatike që ka bërë Top Channel.

Top Channel nuk ka qenë shtëpi e fjalës së lirë. Muajt e fundit ka pasur fakte dhe dokumente që aksionerët e kësaj media janë të lidhur me aferën e incineratorëve. Por prej javësh, kishte në qendër të kronikave vetëm një person për incineratorët, Arben Ahmetaj. Top-i, botërisht dhe si asnjë media me kapacitete të tilla, ka deklaruar me kronikë se ka vënë gjoba nëpërmjet një emisioni. Gjobaxhinjtë kishte vendosur ti largonte. Për gjoba e shantazh është akuzuar vazhdimisht nga njerëz të politikës. Kjo e parë qartë edhe nga linja editoriale në edicionet informative. E shumë e shumë histori të tjera, pa u zgjatur në detaje. Promovues të emisioneve degjeneruese të shoqërisë. Hesapet dhe gjuhën e krimit mund ta zgjidhin mes tyre, por këtu mos fusin fjalën e lirë. Nuk ka vend në këtë rast” – shkruan gazetari ndër të tjera duke u shprehur i keqardhur për vdekjen e rojes 60-vjeçar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit