Topalli ironizon matematikën e Bashës: I dalin më shume vota se delegatë

Topalli ironizon matematikën e Bashës: I dalin…

Ish-kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli ka komentuar pjesëmarrjen e delegatëve në Kuvendin e 18 dhjetorit të kryedemokratit Lulzim Basha.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ajo shkruan që edhe pse u tha që në Kuvend ishin 5004, sipas saj në sallë nuk janë më shumë se 1700 persona. Po ashtu, ndër të tjera ajo poston edhe një dokument nga Kuvendi i Partisë Demokratike i mbajtur në vitin 2018, ku ka më shumë vota se vetë delegatë.

Postimi i plotë:

Matematicieni im!

Interesant

Lb i dalin 5004 “delegate” edhe pse ne salle nuk ka me shume se 1700 vete.

Gjithmone i dalin me shume vota se delegate.

Njelloj i dolen edhe ne 2018

Neser do ju tregojme letrat tha LB.

Hhah

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit