“Topi i Artë” kërkon sakrifica/Benzema i fiksuar pas dietës, shef personal dhe stërvitje ekstra

“Topi i Artë” kërkon sakrifica/Benzema i fiksuar…

Karim Benzema u shpall futbollisti më i mirë në botë, duke fituar “Topin e Artë” për vitin 2022. Benzema po luan në ekipin e Real Madriti.

Ashtu si dhe futbollistët e tjerë ai kujdeset shumë për fizikin e tij. Benzema është 185 cm dhe i duhet të qëndrojë në 81 kg, pesha e tij ideale.

Mësohet se ai punësuar një nutricionist personal që kujdeset për dietën e tij. Në menynë e “Topit të Artë” tashmë ka më shumë peshk, përdor vaj kokosi dhe alga, ndërsa ka reduktuar sheqernat.

Futbollisti shprehet se stërvitja me Realin nuk mjafton, për këtë arsye stërvitet rreth dy orë të tjera në shtëpi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit