Topi i Artë: nga ky vit nuk vlerësohet vetëm futbollisti më i mirë

Topi i Artë: nga ky vit nuk…

France Football, revista që organizon ceremoninë prestigjioze të Topit të Artë, ka konfirmuar datën në të cilën do të shpallen fituesit e radhës: 28 tetor.

Ashtu siç ka ndodhur prej disa vitesh, ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të zhvillohet në Paris drejtpërdrejt nga Teatri Chatelet.

Organizatorët kanë konfirmuar se për herë të parë UEFA do të lidhet me këtë çmim dhe se do të ndahen dy trofe të rinj, njëri prej të cilëve do të shkojë për trajnerin e vitit.

Sa i përket kategorisë së meshkujve, deri më tani emrat që duket se janë në garë për të fituar Topin e Artë janë padyshim Vinicius Junior dhe Jude Bellingham, por shumë do të varen edhe nga ajo që do të ndodhë në Euro 2024 dhe në Copa America.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit