Torino i jep lamtumirën e fundit Aronit të vogël, qyteti mban zi për 4-vjeçarin shqiptar

Torino i jep lamtumirën e fundit Aronit…

Shpërthimi për shkak të rrjedhjes së gazit të martën e 24 gushtit shkatërroi një ndërtesë në rrugën Bramafame 42, në periferinë veriore të Torinos, dhe i mori jetën të voglit Aron Tila, 4 vjeç, i cili vdiq i shtypur nga rrënojat. Të martën në funeralin e fëmijës ishte e pranishme dhe kryebashkiakja Chiara Appendino.

Ditë zie dje në Torino, më 31 gusht, me rastin e varrimit të vogëlushit shqiptar Aron Tila i cili vdiq pas shembjes së ndërtesës në periferi të Torinos në via Bramafame.

Në funeral, në kishën e Sant’Antonio Abate, gjithashtu mori pjesëe kryebashkiakja Chiara Appendino, e cila mori përsipër shpenzimet e funeralit dhe qendroi pranë prindërve të Aronit, mamasë Nertila, e cila u sëmur nga pamja e arkivolit si dhe babait Genci.

“Duke pasur parasysh rrethanat – thuhet në urdhrin e kryebashkiakes – dhe duke marrë parasysh ndjenjën e përgjithshme të emocionit dhe solidaritetit të ngjallur, duke pasur parasysh se i gjithë qyteti është goditur nga ky lajm i dhimbshëm, marrim pjesë në dhimbjen e anëtarëve të familjes në mënyrë të prekshme me ngushëllimet solemne të qytetit”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit