Tornadoja e rrallë goditi Çekinë, rritet numri i viktimave, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Tornadoja e rrallë goditi Çekinë, rritet numri…

Republika Çeke u godit nga një tornado jashtëzakonisht e rrallë natën e kaluar. Numri i të vdekurve dhe të plagosurve po rritet, dhe dëmet janë të mëdha.

Deri më tani është konfirmuar se tre persona kanë vdekur gjersa më shumë se 200 janë lënduar. Tornadoja goditi disa qytete në juglindje të vendit dhe rrafshoi shtëpitë për toke.

Ministri i Brendshëm, Jan Hamacek shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke shtuar se mund të ketë edhe më tepër viktima. Një kërkim për të mbijetuarit e varrosur në rrënoja është duke u zhvilluar.
Shteti ka njoftuar se do të ndihmojë zonat e prekura me 16.5 milionë euro, raporton theguardian.

Njerëzve që shtëpitë u janë shkatërruar plotësisht do të ndihmon secila me nga 200 mijë euro, ku 78 mijë do të jenë në formë subvencione gjersa pjesa tjetër do të jetë hua.

Ndryshe, tornadot janë të rralla në Evropë, krahasuar me SHBA-në, ku regjistrohen mesatarisht mbi 1,000 në vit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit