Torturuan për vdekje Ilia Karelin, ulet dënimi për 12 gardianët e burgut

Torturuan për vdekje Ilia Karelin, ulet dënimi…

Ilia Kareli është i burgosuri nga Shqipëria i cili vdiq në burgun e Nigritës në Greqi në mars të vitit 2014 pasi ishte transferuar atje nga Malandrino. Siç shihet edhe në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, gardianët rrahin për vdekje shqiptari e dënuar në një prej burgjeve të Greqisë.

E ndonëse dhuna e ushtruar lë shumë për të dëshiruar, pasi i mori jetën shqiptarit, sipas .thenewspaper.gr/ Gjykata e Apelit në Athinë ka bërë një lehtësim sa i përket masës së dënimit me burg që është dhënë për 12 gardianët e burgut që torturuan shqiptarin Ilia Kareli. Dënimi i mëparshëm ishte 5 deri në 7 vite burg për secilin prej tyre ndërsa pas rishikimit në Apel ata do të bëjnë vetëm 3 vite burg secili.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit