Tottenham/Futbollisti nuk pranon më të stërvitet nga Jose Mourinho

Tottenham/Futbollisti nuk pranon më të stërvitet nga…

Tottenham Hotspur nuk po kalon momente të mira dhe ka disa probleme të brendshme në skuadër. Trajneri i londinezëve, Jose Mourinho, duket se nuk po arrin dot që të mbajë si duhet situatën brenda ekipit të tij.

Mësohet se portugezi ka humbur krejtësisht raportet me mesfushorin francez, Tanguy Ndombele. Sipas raportimeve të ‘ESPN’, lojtari i ka bërë me dije trajnerit të tij se nuk do të luajë më nën urdhrat e tij.

Lojtari lidhej më parë edhe me një kalim të mundshëm te Barcelona, ndërsa pas këtyre ndodhive, kjo hipitezë forcohet akoma dhe më tepër. Gjithsesi, mbetet të shihet nëse ngjarjet e fundit do të ndikojnë në të ardhmen e tij me Spurs apo jo./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit