Totti dhe Nainggolan, batuta me “spec djegës” për… Romën

Totti dhe Nainggolan, batuta me “spec djegës”…

Radja Nainggolan, sipas zërave më të fundit të merkatos, do të dëshironte të kthehej në Romë. Edhe nëse do të duhet të negociojë fillimisht me Interin, në pronësi të të cilit është, belgu ka qëllim të vërtetë riveshjen e fanellës verdhekuqe. Ndërkohë, Francesco Totti e ka ngacmuar atë në Instagram…

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë që po bënte në këtë rrjet social, në shoqërinë e fëmijëve të tij, Francesco Totti e sheh Nainggolan mes ndjekësve direkt dhe e ngacmon: “A doni të ktheheni në Romë, Radja?” Belgu përgjigjet thatë: “Nëse vini të më merrni…” Në këtë pikë, Totti ia lejon vetes një koment të hidhur: “As unë nuk jam te Roma më…”

Më tej, Nainggolan e zbut tonin me një shaka: “Unë pranoj të jem edhe kopshtar për ju”. Të dy kishin një marrëdhënie të shkëlqyer te Roma, edhe pse tani, në të vërtetë, asnjëri prej tyre nuk është më në klubin kryeqytetas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit