Tradhëtia në çift| Kush paguan më shumë për dedektivë privatë, burri apo gruaja?

Tradhëtia në çift| Kush paguan më shumë…

Nëse ke dyshime se burri apo gruaja të tradhëton, mënyrat për ta zbuluar janë të shumta. Nuk është vetëm paswordi i telefonit apo përgjimet pas dere, sot mund të paguash dikë që të zbuloj më tepër rreth partnerit/es tënd/e.

Shkënda Lili është një prej dedektiveve private që operon në Tiranë për shërbime “spiunazhi” ndaj mardhënieve në çift. Ajo thotë për News 24 se femrat janë më të fiksuara për t’i shkuar deri në fund dyshimit të tyre, ndërsa burrat janë më tolerantë.

“Ato që mbizotërojnë çdo ditë në zyrën time, janë femrat dhe meshkujt që duan të përgjojnë njëri-tjetrin. Më shumë mbizotërojnë rastet e tradhtive. Por edhe rastet kur prindërit duan të menaxhojnë fëmijën. ka dhe raste të tjera. Ato që mbizotërojnë çdo ditë në zyrën time, janë femrat dhe meshkujt që duan të përgjojnë njëri-tjetrin.

Mashkulli kur vjen do prova për t’u ndarë. Ndërsa femra vjen për të hequr dyshimet e saj. Kur mashkulli vjen, ka përfunduar si proces, si martesë dhe duan prova të forta, qoftë edhe për ndarjen e pasurisë apo për fëmijët. Femrat kanë mendime më ekstreme. Nuk ndahen që burri i ka tradhtuar.”, tha detektivja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit