Tradhtoi gruan në hotel me dy bjonde, Wayne Rooney: Unë nuk bëra asgjë të keqe

Tradhtoi gruan në hotel me dy bjonde,…

Wayne Rooney është sërish në qendër të polemikave. Ish-sulmuesi legjendar i Anglisë, është fotografuar në shoqërinë e dy vajzave.

Pamjet kanë qarkulluar fillimisht në Snapchat e më pas janë shpërndarë edhe në rrjetet e tjera sociale. Pamjet janë publikuar nga vetë vajzat, të cilat nuk janë identifikuar. Ata shihen teksa shkëmbejnë puthje të “zjarrta” me ish-futbollistin në një klub nate.

Wayne Rooney thirri policët pasi fotografitë e tij në gjumë në një dhomë hoteli me vajza gjysmë të zhveshura pas një nate të shthurur u bënë virale.

Trajenri i Derby, 35 vjeç, u pa i ulur në një karrige në një hotel në Mançester pas një nate me dy miq meshkuj.

Kuptohet që Rooney nuk sheh asnjë gabim te ajo që ka bërë, por u është ankuar policëve duke thënë se fotografitë janë bërë ndërsa ai ishte në gjumë dhe pa dijeninë ose pëlqimin e tij.

Në një fotografi të shpërndarë shihet një grua me një telefon e cila shfaq b*thën e saj në drejtim të Rooney-t dhe në sfond dëgjohet një p*ordhë, pra duke u tallur me ish-sulmuesin në gjednje të dehur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit