Tradita e çuditshme| Digjen 874 makina natën e ndërrimit të viteve

Tradita e çuditshme| Digjen 874 makina natën…

Traditë e çuditshme në Francë. 874 makinave u është vënë zjarri gjatë ndërrimit të viteve në Francë. Ministri i Brendshëm shprehet se numri është shumë herë më i vogël nga sa ishte në 2019.

Si pasojë e orës policore nuk pritej që të kishte shqetësime të tilla gjatë këtyre festave. Përmendim që djegia e makinave është bërë një ngjarje e përvitshme në periferitë franceze që prej protestave të 2005 në disa qytete. Afro 95 mijë punonjës policie si dhe 32 mijë zjarrfikës u angazhuan në natën e ndërrimit të viteve. Në Paris, aty ku vendosja e maskës është bërë sërish e detyrueshme, janë gjobitur jo pak por plot 779 persona.

Nga data 3 janari, grumbullimi në ambiente publike do të jetë i kufizuar deri në 2 mijë persona.

Referuar studimeve, veprime të tilla kryhen më së shumti nga rinia she nga komunitete të varfra. Djegia e makinave është një formë proteste kundër shtetit, të cilin e fajësojnë për mungesën e mundësive ekonomike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit