Tradita e pazakontë, ky është vendi ku femrat rrëmbehen që të bëhen... nuse

Tradita e pazakontë, ky është vendi ku…

Një histori e padëgjuar vjen nga ishulli Sumba, në Indonezi.

Zyrtarët aty po përpiqen të sensibilizojnë ndalimin e praktikës së kontestuar të rrëmbimit të vajzave, që të martohen me to.

Pengmarrja e nuseve është zakoni me origjinë të debatuar në Sumba, ku femrat me forcë nga miqtë ose familjarët e burrave që duan të martohen me to.

Kjo praktikë vazhdon edhe në ditët e sotme në Sumba.

Përveç fesë islame dhe kristiane, në Sumba praktikohet dhe feja e lashtë animiste Marapu, sipas së cilës çdo objekt apo vend ka një ekzistencë shpirtërore.

Një nga viktimat e pengmarrjes për martesë deklaroi: “Në Sumba njerëzit kanë besimin se nëse uji prek ballin, nuk mund të dalësh nga shtëpia. E dija se çfarë po ndodhte, dhe kur ata u përpoqën ta bënin, ktheva kokën në momentin e fundit, që uji të mos më prekte”.

Ajo thotë se pengmarrësit e saj i thonin vazhdimisht se po e bënin nga dashuria për të dhe se po e joshnin të pranonte martesën.

Citra tregon se u mbajt për gjashtë ditë si e burgosur në shtëpinë e tyre.

Por familjarët e saj me ndihmën e organizatave të grave negociuan për lirimin e saj me të vjetrit e fshatit dhe familjarët e dhëndrit.

  

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit