Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, arrestohen 5 persona, mes tyre edhe efektivja e policisë

Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, arrestohen…

Seksioni për Trafiqet e Paligjshme ka finalizuar operacionin e koduar “Repishti”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 5 persona. Këta të fundit trafikonin armë zjarri nga Shkodra drejt Tiranës. Gjatë operacionit janë sekuestruar 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular.

Policia thotë se në një parking në Rrugën e Rinasit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika, 18 vjeç, Denis Hasaj, 18 vjeç, Denisa Halilaj, 22 vjeçe, dhe Mirjan Hasaj, 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMW” me drejtues Mirjan Hasaj. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.

5 personat e arrestuar po lëviznin me dy mjete. Në të parin ishin dy person që kishin rol kqyrjen e rrugës dhe lëvizjeve të patrullave të policisë. Në makinën e dytë ishin 3 persona të tjetë, në bagazhin e të cilës u gjetën dhe sekuestruan 9 armët. Armët vinin nga zona veriore të Shkodrës dhe ishin destinuar të shiteshin te grupet kriminale me bazë në Tiranë, ndërsa mësohet se Denisa Halilaj është efektive e Policisë së Burgjeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit