Trafik droge nga Shqipëria në Itali, arrestohen 11 persona të “Ndragheta”

Trafik droge nga Shqipëria në Itali, arrestohen…

Policia italiane ka zhvilluar një operacion antidrogë mëngjesin e sotëm, 26 mars. Mediet italiane bëjnë me dije se janë lëshuar 11 urdhër-arreste.

Të arrestuarit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike (kokainë, heroinë dhe hashash) nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Operacioni blic nisi në zonën e Vibo Valentias, bazuar në rezultatet e hetimeve komplekse të kryera nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Napolit.

Ky është vazhdimi i operacionit të njohur si “Maestrale-Carthago” dhe dyshohet se personat e trafikut të drogës janë pjesë e “Ndrangheta”.

“Ndrangheta” është një nga katër prej dhjetë organizatave kriminale më të famshme në botë, me bazë në zonën e Kalabrisë në Itali. Bashkë me ‘Camorran’ në Campania, ‘Cosa Nostran’ në Siçili dhe ‘Santa Corona Unitan’ në Pulia, kjo organizatë, konsiderohet si një ndër 10 më të fuqishmet në botë.

Prania e saj, u shfaq për herë të parë në mesin e dytë të shekullit të 19-të, ku sot përbën kuartetin e famshëm të asaj që njihet si mafia italiane, duke tejkaluar edhe ‘Cosa Nostra-n’ si grupi mafioz më i fuqishëm në vend dhe një nga rrjetet më të mëdha kriminale në botë. Kjo organizatë me bazë të gjerë ndërkombëtare, nuk mund të ishte e plotë edhe pa shqiptarët, një realitet tashmë i prekshëm i botës së madhe të krimit. Që pas viteve 2000, shqiptarët janë kthyer nga ushtarë tashmë në organizues kryesorë të trafiqeve ndërkombëtare të drogës nga Amerika Latine në Evropë, por edhe në Ballkan.

“Ndrangheta” ka pasur lidhje edhe me politikanët shqiptarë, ku miliona euro para të pista po pastrohen në ndërtim, kryesisht në Tiranë dhe zonat bregdetare. Deri më tani, nga përgjimet që kanë dalë, bëhet e ditur se janë pastruar vetëm në Shqipëri 1.3 miliard euro para të pista. Pavarësisht të gjitha provave që kanë dalë, përfaqësues të mazhorancës e kanë hequr përgjegjësinë nga vetja, e duke lavdëruar veten për masakrën mjedisore që është bërë në Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit