Trafik i rënduar në Vlorë, pushuesit ‘bllokojnë’ edhe Bypass-in

Trafik i rënduar në Vlorë, pushuesit ‘bllokojnë’…

U trumbetua me të madhe se do t’i çonte më shpejt në destinacion, por po i torturon dhe po i lë me orë të tëra në radhë, në trafik. Kjo është panorama që përjetojnë pushuesit vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur të bëjnë pushimet e tyre këtë fundjavë në jug të vendit.

Kjo pasi, rruga e re e sapo inauguruar vetëm 1-kalimëshe në një pjesë të konsiderueshme të saj, i lë makinat për një kohë të gjatë në pritje në këto ditë të nxehta vere. Kalimi në rrugën e fshatit të Kaninës është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve, të cilët presin në radhë për të kaluar me minuta, madje edhe orë të tëra.

Këtë të diel radhët e trafikut kanë qenë deri në hyrje të By-Passit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit