Trafik i rënduar në Vlorë, pushuesit dynden në jug

Trafik i rënduar në Vlorë, pushuesit dynden…

Vlora është ‘zgjuar’ me trafik të rënduar ditën e sotme. Shkak është bërë fluksi i shtuar i pushuesve të cilët kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në jug.

Burime për mediat, bëjnë me dije se situata e rënduar nis prej zonës së Skelës përgjatë gjithë Lungomares.

Ndërkohë, Vlora vijon të vuajë një problematike të tillë çdo fundjavë, ndërsa situata paraqitet shumë stresuese për drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në trafik.

Akoma më e vështirë është për nënat me fëmijë, pasi temperaturat janë të larta.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit