“Trafikantë të mëdhenj droge"| Mediat kolumbiane i bëjnë jehonë grupeve shqiptare

“Trafikantë të mëdhenj droge”| Mediat kolumbiane i…



Ekuadori është kthyer në një strehë të sigurtë e fitimprurëse për trafikantët e drogës. Kryesisht grupe nga Ballkani, Italia e më gjerë në Europë, po kontrollojnë trafikun e lëndëve narkotike. Shqiptarët po ashtu kanë nisur të lënë gjurmë në këtë skemë të rrezikshme të trafikimi të drogës.

Së fundmi mediat kolumbiane, i japin një rendësi pandëshkyeshmërisë dhe mosgjurmimit të bandave nga Shqipëria e Ballkani Perëndimor. “Asnjë dritë nuk shihet në fundin e spirales së dhunës në Ekuador”, është një nga artikujt, duke vijuar se prania e sasive të mëdha të kokainës nënkupton më shumë para dhe më shumë armë për bandat.

Nga ana tjetër qeveria e fokusuar në kontrollin e pandemisë së COVID nuk ka arritur të përmbajë përshkallëzimin e konflikteve veçanërisht në sistemimin e mbipopulluar të burgjeve. Në mars të këtij viti sipas mediave disa agjentë të ushtrisë folën për 13 grupe kriminale përgjatë kufirit që kanë lidhje me krimin e organizuar në Meksikë por nuk dhanë detaje në lidhje me këtë skemë.

 Më shumë informata po jep shtypi lokal nëpërmjet gazetarëve investigativ, që kanë thelluar kërkimet e tyre. “Hetimet e policisë nuk kanë demonstruar përfundimisht se si funksionojnë marrëdhëniet mes bandave në Ekuador dhe karteleve meksikane” tha Artuei Torres, duke shtuar se policia është fokusuar aq shumë në konfiskimet e drogës, saqë hetimet afatgjata për zbërthimin e bandave duket se kanë mbetur mbrapa. “Dhuna në Ekuador nuk është e padëgjuar.

Kemi pasur një kulm të kësaj situate në fillim të viteve 2000 kur kishte një shkallë të gjerë vrasjesh. Në atë kohë ne folëm për disa banda që operonin në qytete të ndryshme”, shprehet Carla Álvarez, një eksperte për krimin dhe sigurinë në Institutin për Studime të Larta Kombëtare (IAEN) në Ekuador.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit