Trafikantët blenë armë në Serbi dhe do i shisnin në Shqipëri, si funksiononte grupi

Trafikantët blenë armë në Serbi dhe do…

Zbulohet detaje të reja për operacionin e policisë së Tiranës ku u arrestuan katër shqiptarë të Kosovës. Hetimet treguan se katër të rinjtë i merrnin armët në Serbi dhe më pas i trafikonin në Shqipëri me qëllim për tua shitur grupeve kriminale.

Ata bashkëpunonin me trafikantë serbë, që i merrnin pistoletat, automatikët dhe municionet në Çeki, të prodhuara atje. Blerim dhe Muhamed Krasniqi, Benjami Shala dhe Edonis Thaçi rezulton të kenë trafikuar edhe herë të tjera armë në Shqipëri. Bisedat e gjetura në celularët e tyre tregojnë komunikime me persona të ndryshëm që dyshohet se janë klientë të tyre.

Sektori i Trafiqeve pranë Policisë së Tiranës ushtroi kontrolle banesash në disa qytete, por armët nuk janë gjetur. Kjo shton dyshimet se një pjesë e tyre janë dërguar në Greqi për llogari të klaneve kriminale atje.
Blerësit rezultojnë të jenë me precedent penal të mëparshëm në fushën e trafikut të drogës dhe krimeve të tjera të rënda.

Armët vinin nga Kosova në Shqipëri të fshehura në autobuzët që ishin në pronësi të Edonis Thaçit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit