Trafikantët shqiptarë zbulojnë një rrugë të re për transportin e lëndës narkotike! 38-vjeçari kapet me drogë në kamion

Trafikantët shqiptarë zbulojnë një rrugë të re…

Mediat greke raportojnë se shpërndarësit shqiptar të drogës kanë zbuluar një rrugë të re për të kaluar lëndën narkotike, përmes Maqedonisë së Veriut.

Kjo për shkak se ata kanë dështuar disa herë për të kaluar drogën nga kufiri shqiptar, pasi ka prezencë të shtuar të forcave policore greke.

“Protothema” bën të ditur se rasti më i fundit ishte kapja e një kamioni në Klikis, zonë kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Kamioni drejtohej nga një 38-vjeçar shqiptar, të cilit iu gjetën dy çanta me kanabis. Lënda narkotike ishte e ndarë në 30 pako, në total 32 kg.

Shoferi pranoi se e kishte marrë drogën në Shkup dhe do ta trafikonte në territorin grek. Në posedim të tij u gjetën dhe u konfiskuan 700 euro, dy telefona celularë dhe kamioni si mjet transporti droge.

Materialet në ngarkim të shqiptarit i kaluan organeve të drejtësisë në qytetin Kilkis.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit