Trafikim armësh dhe vrasje, arrestimi i 15 personave në Durrës

Trafikim armësh dhe vrasje, arrestimi i 15…

15 persona të cilët dyshohen të jenë përfshirë në ngjarje të rëndë kriminale si vrasje dhe shitblerje armësh janë goditur nga Prokuroria e Durrësit ditën e sotme.

Të 15 personat të cilët ishin të përfshirë edhe në ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në aksin Tiranë- Durrës janë arrestuar nga policia.

I njohur ndryshe edhe si Rrumi i Shijakut, Aleksandër Laho dyshohet se mund të vritej nga vëllezërit Beqiraj.

Për këtë arsye Laho u bëri pritë vëllezërve në autostradën Tiranë-Durrës duke tentuar të parandalonte ngjarjen e rëndë.

Njëri prej vëllezërve u mor peng, dhe pas 500 metrave u la sërish i lirë, ndërkohë që cështja ka vijuar në Prokurorinë e Durrësit.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit