Një 38-vjeçar shqiptar ka trafikuar në Shqipëri dy automjete të vjedhura në Zvicër, vlera e të cilave shkonte 150 mijë euro. Ai është vënë në prangat e policisë së Tiranës. Në cilësinë e provës materiale është seksuestruar vetëm një prej automjeteve, tip “Audi Q8”.
Operacioni “Swiss” u finalizua me arrestimin e 38-vjeçarit me iniciale A.Sh, i cili është banues në Zvicër.
Automjeti i sekuestruar në cilësinë e provës materiale është gjetur në një vendparkim në Don Bosko, ndërkohë që po punohet për gjetjen e automjetit tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.