Trafikonte drogë në Itali, kapet në Tiranë i shumëkërkuari

Trafikonte drogë në Itali, kapet në Tiranë…

Policia në kryeytet ka arrestuar një 29-vjeccar. I riu i identifikuar me inicialet Gj. L, shtë shpallur në kërkim për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike në shtetin italian. Pas arrestimit, pritet që i riu me banim në Tiranë, të ekstradohet drejt vendit fqinj, Italisë.

Njoftimi i policisë: 

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 29-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit  Gj. L, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Bergamos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve.”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit