Trafikonte kakainë në të brendshmet e grave, arrestohet "bosi" shqiptar në Britani

Trafikonte kakainë në të brendshmet e grave,…

Oltion Ademi është dënuar me katër vjet e 10 muaj burg për akuzën e trafikut të drogës.

Gjatë një kontrolli në dyqanin me veshje të brendshme që shqiptari kishte në pronësi, policia konstatoi sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Ademi është bërë i pasur duke u përfshirë në trafikun e kokainës. Ai jetonte prej 20 vitesh në Britani, i pajisur me dokumente të rregullta dhe kurrë nuk ishte i përfshirë në sherre apo vepra kriminale.

Shqiptari pranoi se merrej me furnizimin e rreth 14 kg kanabis. Vlera e kokainës së sekuestruar ishte 5100 £

Një sasi prej 133 g kokainë u gjet në tualet. Gjithashtu u gjetën dhe 1000 £ para, si dhe peshore, disa telefona, një makinë numërimi parash dhe çanta vetëvulosëse. 

Brenda një furgoni madje u zbuluan shumë sende që kanë të bëjnë me kultivimin e kanabisit, përfshirë 19 drita, 90 transformatorë, çarçafë të zinj, vazo bimësh, plehrash, si dhe pllaka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit