Trafiku i armëve, SPAK kontrolle edhe te Ardi Veliu dhe Arjeta Puca

Trafiku i armëve, SPAK kontrolle edhe te…

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i SPAK në kuadër të hetimit për aferën KAYO. Pas kontrollit në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet në fshatin Pëllumbas dhe kontrolleve në Ministrinë e Mbrojtjes, veprimet e hetuesve janë shtrirë edhe në banesat e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, është administrator i KAYO-s, kompanisë shtetërore që operon në industrinë e mbrojtjes, ndërsa Arjeta Puca është pronare e kompanisë TIMAK, një prej subjekteve private që ka hyrë në partneritet me KAYO përmes TIMAK Defence. Sipas të dhënave paraprake, kontrollet janë pjesë e të njëjtit hetim dhe lidhen me personat dhe kompanitë që operojnë në sektorin e industrisë së mbrojtjes.

Kontrollet janë kryer me urdhër të SPAK dhe me vendim gjykate, ndërsa gjatë tyre hetuesit kanë sekuestruar materiale dhe dokumente. Këto prova pritet të analizohen në vijim për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rrethanave dhe veprimeve që po hetohen në kuadër të çështjes KAYO.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit