Trafiku i qenieve njerëzore/ Daily Mail: Shqiptarët reklama në TikTok që premtojnë Mbretërinë e Bashkuar në këmbim të 20 mijë paund

Trafiku i qenieve njerëzore/ Daily Mail: Shqiptarët…

Prestigjozja britanike Daily Mail, ka deklaruar se kriminelët shqiptarë kërkojnë deri në 20,000 £ për të trafikuar emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar, madje shërbimet e tyre ata kanë guxim t’i postojnë edhe në TikTok dhe media të tjera sociale.

Në një investigim të Daily Mail, ata ishin në gjendje që në të gjejnë në faqet e njohura reklama nga trafikantët e qenieve njerëzore, ndonjëherë madje ata ishin tallur edhe me përpjekjet e autoriteteve britanike për t’i ndaluar ata dhe duke postuar udhëzime hap pas hapi të prodhuara për të ndihmuar emigrantët e paligjshëm të hynë në Mbretërinë e Bashkuar.

Numri i migrantëve që kalojnë Kanalin është rritur në ditët e fundit, duke kapur shifrat e 8,000 emigrantëve deri më tani, më shumë se për tërë vitin 2020.

Një trafikantë me origjinë shqiptare, profili i të cilit në TikTok është parë nga dhjetëra mijëra njerëz, ka bërë publike edhe ofertat e tij.

 ‘Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shkojnë në Angli, të më kontaktojnë në privat. Udhëtimi është 100 përqind sigurtë ‘, thuhet në postimin e tij.

Ndërkohë që me një foto të Big Ben ai thekson ‘Udhëtim i sigurt nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar me 23 mijë Euro. ‘

Në video të tjera ai përqesh përpjekjet e policisë britanike për të goditur emigracionin e paligjshëm duke treguar pamjet e një sulmi të policisë në një shtëpi, ndërsa ai ofronte të shiste viza për të futur njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit