Dy shtetas janë arrestuar nga Policia në qytetin e Fierit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar nga Greqia vepra të çmuara arkeologjike të periudhës së antikitetit.
Në pranga kanë rënë shtetasit Shpëtim Kalemi 51-vjeç dhe Pandeli Patani 57-vjeç. Veprat që ata kishin trafikuar ishin ikona, piktura të autorëve grekë e romakë të periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shukullit të dytë para lindjes së Krishtit dhe vepra të tjera. Të gjitha këto së ishin trafikuar nga Greqia për tu shitur në vendin tonë, ku vlera e tyre përllogaritej 1.5 milion euro.
Ndaj të arrestuarve rëndojnë veprat penale të “Trafikimit të veprave të artit dhe kulturës”, “Trafikimt të armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë që hetimet me autoritetet Helene për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, janë duke vijuar.