Tragjedi/ 21-vjeçari qëllohet për vdekje me 11 plumba

Tragjedi/ 21-vjeçari qëllohet për vdekje me 11…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Filadelfia.

Një 21-vjeçar është qëlluar për vdekje me 11 plumba.

Kjo ngjarje tronditëse ka ndodhur rreth orës 2:40 në linjën Broad Street Line të Philadelphia.

Duket të jetë një sulm i shënjestruar — ose autori kishte në shënjestër në mënyrë specifike këtë individ për qëllime të kryerjes së një grabitjeje ose arsye të tjera të panjohura,” tha kapiteni i policisë së Filadelfia Jason Smith pas të shtënave. “Ne kemi 14 gëzhoja zjarri në vendngjarje, kështu që plumbat kanë fluturuar në të gjithë vendin”.

Sherri mes dy të rinjve për rrethana akoma të panjohura, përfundoi me përdorimin e armës dhe vdekjen e të riut.

Nga breshëri i plumbave ka mbetur i lënduar dhe një 16-vjeçar.

“Kur dëgjon këto histori të njerëzve që pushkatohen, fëmijë, kaq të rinj. E dini kur unë po vija, nuk ishte kështu me të shtënat dhe të gjitha këto,” tha një dëshmitare.

Autori i dyshuar Akoma nuk është arrestuar, ndërkohë policia pohon se ka identitetin e tij dhe së shpejti do vihet para drejtësisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit