Tragjedi në Berat/ Shkon në tre numri i viktimave, të gjithë anëtarë të një familje

Tragjedi në Berat/ Shkon në tre numri…

Ka shkuar në tre numri i personave që kanë humbur jetën sot në Berat, pasi mbetën të bllokuar në një pus.

Mësohet se ka ndërruar jetë në spital edhe Neim Hoxha, i cili u nxor i gjallë nga pusi, duke e çcuar kështu në tre numrin e personave që humbën jetën.

Ndërsa dy viktimat e tjera janë shtetasit Gentian dhe Kamber Hoxha, të cilëtu nxorën pa jetë nga pusi.

Mesohet se tre personat janë anëtare të një familje, ndërsa i pari që hyri në pus ishte 75-vjeçari Kamber Hoxha, pasi donte të pastronte pusin, por për fat të keq mbeti i bllokuar brenda. Për ta shpëtuar hyri Gentian Hoxha, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit