Një aksident tragjik është regjistruar në lagjen nr. 15 në Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, dy të miturit janë përplasur nga një automjet në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Për njërin prej tyre, fatkeqësisht, nuk ka mundur të bëhet asgjë, ndërsa fëmija tjetër është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe më pas arrestuar nga policia. Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.