Tragjedi në familjen e Kostakurtës, i vdes e ëma nga një aksident me makinë

Tragjedi në familjen e Kostakurtës, i vdes…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku nëna e ish-futbollistit të Milanit, Alesandro Costacurta, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me makinë. Margerita Bekegato u përplas me një shtyllë mëngjesin e sotëm, përplasje e cila ka rezultuar fatale për 87-vjeçaren.

Policia italiane dyshon se shkak është bërë një debulesë në timon e nënës së Kostakurtës për shkak dhe të moshës së madhe, e cila po e ngiste vetë makinën. Aksidenti ndodhi në Lombardi, aty ky familja e ish-mbrojtësit të Milanit ka jetuar gjithmonë.

Sipas mediave italiane, në vendngjarje mbërritën të gjithë familjarët e të moshuarës, por ishte shumë vonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit