Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, vdes në aksident 22-vjeçarja dhe tre fëmijë të mitur

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, vdes…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme përgjatë Via Emilia drejt Parmës ku një makinë tip Fiat Stilo, u përplas me një shtëpi të pabanuar.

Një vajzë 22-vjeçare dhe tre fëmijë të moshës 2, 8 dhe 12-vjeç kanë vdekur menjëherë, ndërsa një burrë është shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Sipas informacioneve fillestare, në makinë ndodhej 22-vjeçarja dhe partneri i saj me djalin 2-vjeçar, ndërsa dy fëmijët e tjerë të moshës 8 dhe 12 vjeç, nuk ishin fëmijët e tyre por dyshohet se të afërm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit