Tragjedi në Greqi, traktori zë poshtë dy punëtorë, njëri shqiptar

Tragjedi në Greqi, traktori zë poshtë dy…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Modio të Komunës së Amfikleia – Elatia, në Greqi.

Dy punëtorë, një  bullgar 45 vjec dhe një shqiptar 38 vjeç, baba i dy fëmijëve, banorë të kësaj zone, kishin ngarkuar një zetor me baza.

Zetori u përmbys në një pikë zbritëse, duke bllokuar të dy punëtorët poshtë tij, përcjell Syri.net.

Pas shumë përpjekjeve trupat e dy punëtorëve janë nxjerrë të pajetë.

Policia mbërrit në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit tragjik. Ndërkohë ende nuk është bërë i ditur emri i shqiptarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit