Tragjedi në Greqi/ Treni i pasagjerëve përplaset me atë të mallrave, 32 të vdekur

Tragjedi në Greqi/ Treni i pasagjerëve përplaset…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tempti, Greqi, pak para mesnatës së të martës. Një tren mallrash është përplasur me një tren pasagjerësh, ku si pasojë 32 persona kanë humbur jetën dhe 85 kanë mbetur të plagosur, 25 prej tyre në gjendje të rëndë. 

Treni i pasagjerëve kryente linjën Athinë – Selanik dhe u nis në orën 19:22. Në orën 11.24 një pasagjer i trenit të pasagjerëve, i cili kishte mundur të dilte jashtë, kishte telefonuar 112 dhe raportoi përplasjen e rëndë. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë. Treni i pasagjerëve po transportonte 350 pasagjerë, ndërsa personel në të dy trenat ishin 20. 

Sipas raportimeve të mediave greke të tre drejtuesit e trenit të mallrave kanë mbetur të vdekur. Përplasja ka shkaktuar zjarr, i cili është shuar më pas nga forcat e zjarrfikësve. Ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen ende dhe hetimet po vijojnë nga autoritetet greke.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit