Tragjedi në Greqi/ Vetëvritet shqiptari, baba i katër fëmijëve

Tragjedi në Greqi/ Vetëvritet shqiptari, baba i…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e djeshme në Greqi.

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i varur brenda shtëpisë së tij. 

Emigranti shqiptar u gjet nga të afërmit e tij, ndërsa sipas gjetjeve të para të autoriteteve policore që hetuan zonën, nuk u gjet asnjë shënim që mund të shpjegonte arsyet që e çuan atë në vetëvrasje.

47-vjeçari ishte baba i katër fëmijëve dhe pronar, sa ishte gjallë, i një minimarketi në Ampelophytos.

Çështja është marrë në hetim  nga autoritete përkatëse.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit