
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit në Kosovë. Një fëmijë ka qëlluar me thikë një person të rritur. Ishte Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, ai I cili konfirmoi rastin.
“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje të oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtejshëm”, tha ai.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.