Tragjedi në Indi, autobusi aksidentohet, 26 të vdekur

Tragjedi në Indi, autobusi aksidentohet, 26 të…

Të paktën 26 persona kanë mbetur t ë vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga një aksident në Indi, ku raportohet se një autobus në të cilin udhëtonin rreth 50 persona u përmbys dhe ra në një liqen.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin Kanpur. Automjeti, i cili transportonte rreth 50 persona që ktheheshin nga një pelegrinazh në një tempull, doli nga rruga, në rrethana të paqarta, u përmbys dhe ra në liqen.

Kryeministri indian Narendra Modi shprehu dhimbjen e tij më të thellë. Në një postim në ‘Twitter’ ai tha: “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit.

Lutem për të lënduarit”, duke shtuar se autoritetet lokale janë mobilizuar për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit