Një tragjedi ka ndodhur në mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes, kur 21-vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në Itali. Ai po udhëtonte me një BMW, e drejtuar nga kushëriri i tij 24-vjeçar, nga Jesolo në zonën e Venedikut. Mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, ku Rilindi ndodhej në vendin e pasagjerit dhe ka gjetur vdekjen në momentin e përplasjes.
Sipas gazetës italiane “Corriere del Vento”, Rilindi ka vdekur në vend, ndërsa kushëriri i tij, që kishte qenë pas timonit, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital. Fatmirësisht, ai është shëruar dhe është liruar nga spitali mëngjesin e ditës së sotme. Tragjedia ka tronditur komunitetin e Malishevës dhe familjen e të ndjerit, ndërkohë që autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit.