Tragjedi në Itali/ U përplas me kamionin, 21-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë

Tragjedi në Itali/ U përplas me kamionin,…

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali. Shoferi i kamionit, një shtetas polak u përpoq të shmangte përplasjen me një polo të drejtuar nga një 21-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave italiane, djali që drejtonte Polo-n, një i ri me origjinë shqiptare, ka ngecur në metalin e makinës së tij të shkatërruar dhe për nxjerrjen e tij ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve.

Menjëherë pas nxjerrjes është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Gjendja e shoferit të kamionit është e stabilizuar.

Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit