Tragjedi në Konispol, mbytet në liqen fëmija 4 vjeç

Tragjedi në Konispol, mbytet në liqen fëmija…

Një fëmijë i mitur vetëm 4 vjeç është mbytur në Liqenin e Mursisë në Konispol. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte. I mituri ka rënë aksidentalisht në liqen, teksa ishte nën shoqërimin e prindërve.

Dyshohet së në një moment pakujdesie, prindërit e kanë lënë fëmijën të luaj i vetëm. Me gjithë përpjekjet për ta shpëtuar, fëmija ka dal pa shenja jete nga uji.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit