Tragjedi në konvikt| Kuzhinieri i pret studentit kokën dhe ja vendos në gjoks: Qëllova Antikrishtin

Tragjedi në konvikt| Kuzhinieri i pret studentit…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një konvikt në Antalia, Turqi. Një kuzhinier i preu kokën një studenti dhe ja vuri në gjoks në ambjentet e kafenesë së konviktit.

Güney pastaj bërtiti: “Unë qëllova Antikrishtin”.

Ngjarja tragjike ndodhi në kafenenë e konviktit studentor 4-katësh të Shoqatës së Shkencës dhe Kulturës rreth orës 14:30 të një dite më parë. 

Hasan Güney që punon si kuzhinier në konvikt, për arsye të panjohura i preu kokën studentit dhe ja vendosi më pas në gjoks.

Një nga studentët i cili pa ngjarjen lajmëroi menjëherë policinë pasi ka mbyllur derën e kafenesë. Policia sapo mbërriti në vendngjarje ndaloi menjëherë autorin.

Ai është dërguar në Byronë e Vrasjeve, ndërsa në vendin e ngjarjes vijojnë hetimet e policisë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit