Tragjedi në Maqedoninë e Veriut, gjenden të pajetë tre kosovarët e zhdukur

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut, gjenden të…

Ka marrë fund në mënyrën më tragjike kërkimi për tre shtetasit nga Kosova, të cilët ishin shpallur të zhdukur pasi u nisën nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës.

Autoritetet kanë konfirmuar se Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani kanë humbur jetën, pasi automjeti me të cilin udhëtonin përfundoi në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut.

Tre viktimat, të gjithë nga Vushtrria, humbën kontaktet me familjarët mbrëmjen e së shtunës, pasi u larguan nga Aeroporti i Shkupit. Që prej atij momenti nisi një operacion kërkimi, ku u angazhuan autoritetet maqedonase, ndërsa familjarët kërkuan edhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tyre.

Automjeti me të cilin po udhëtonin, një Mercedes GLC me targa gjermane MR-DT 2025, u gjet i fundosur në lumin Lepenc. Pas nxjerrjes së mjetit nga uji, autoritetet konfirmuan se brenda tij ndodheshin trupat e pajetë të tre personave.

Lajmi i rëndë i ka tronditur familjarët, miqtë dhe mbarë opinionin publik në Kosovë, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit pritet të sqarohen nga hetimet e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave në këtë moment të dhimbshëm.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit