Tragjedi në Pejë, fëmija humb jetën në oborrin e shtëpisë

Tragjedi në Pejë, fëmija humb jetën në…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Treboviq të Pejës, ku një fëmijë vetëm 3-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sipas njoftimeve të para, dyshohet se i mituri është zënë nga dera e oborrit të një shtëpie dhe, në pamundësi për të dalë, ka pësuar lëndime fatale.

Policia në Pejë ka bërë të ditur se rreth orës 09:30 është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Pejë se aty ishte sjellë një fëmijë pa shenja jete.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e këtij rasti të rëndë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i fëmijës u është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore.

Një familje është zhytur në zi, ndërsa komuniteti i Treboviqit është tronditur nga kjo humbje e rëndë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit