Tragjedi në Serbi, ish-futbollisti i Anderlecht i jep fund jetës

Tragjedi në Serbi, ish-futbollisti i Anderlecht i…

Një ish-futbollist i ka dhënë fund jetës. Mediat në Serbi raportojnë se Miljan Mrdakovic është gjetur në apartamentin e tij. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes dhe forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bën hetimet e nevojshme për të zbuluar gjithçka.

I lindur në Radnick, në vitin 1982, ai ka luajtur në shumë klube në Serbi, Portugali, në Belgjikë me Gent dhe Anderlecht, por edhe në kampionate të vendeve si Kina, Singapori, Greqia dhe Qipro. Në vitin 2017 e mbylli me futbollin, pas një eksperience me OFK Beograd.

Mrdakovic ka qenë pjesë e kombëtares së Serbisë në Lojërat Olimpike Pikin 2008, ndërkohë që më parë ka veshur fanellën e Serbisë U21 në nëntë takime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit