Tragjedi në Turqi, përmbytet anija me 45 emigrantë

Tragjedi në Turqi, përmbytet anija me 45…

Një anije me 45 emigrantë në bord është mbytur në jug të Turqisë. Anijet luftarake dhe aeroplanët turq po kryejnë operacione kërkim-shpëtimi, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Zyrtarët e ministrisë kanë konfirmuar sot se në bord ka pasur emigrantë. Ministria tha se mori informacion të enjten mbrëma se anija po fundosej 259 kilometra në jug-perëndim të vendpushimit turk Kash.

Marina turke, së bashku me një aeroplan, u dërguan për të kërkuar zonën pavarësisht motit të keq.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit