Tragjedi| Shpërthen kështjella lodër, 4 fëmijë të vdekur dhe 5 të plagosur

Tragjedi| Shpërthen kështjella lodër, 4 fëmijë të…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore në Devonport të Australisë. Teksa po luanin me njëri-tjetrin në ditën e fundit të shkollës, një kështjellë lodër e mbushur me ajër, solli një tragjedi të vërtetë.

Autoritetet dyshojnë se shkaktare për ngjarjen u bë era e fortë. Sipas policisë, të miturit kanë rënë nga një lartësi rreth 10 metra. Mediat e huaja shkruajnë se iktimat janë dy djem dhe dy vajza. Megjithëse mosha e tyre nuk bëhet e ditur ende, dyshohet se ato janë midis 10 dhe 12 vjeç. Në një reagim pas ngjarjes, kryeministri i Australisë e cilësoi si një ngjarje mjaft të trishtë për të gjithë.

“Fëmijët e vegjël në një ditë argëtuese… më pas gjithçka kthehet në një tragjedi kaq të tmerrshme. Në këtë periudhë të vitit, kjo ngjarje të thyen zemrën” u shpreh ai.

Po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit