Tragjedi/ Shqiptari i vë flakën shtëpisë për të djegur 4 fëmijët dhe gruan

Tragjedi/ Shqiptari i vë flakën shtëpisë për…

Një 47-vjeçar shqiptar në Itali ndërroi jetë nga asfiksimi nga zjarri që i vendosi vetë shtëpisë me qëllim për të djegur familjen. Viktima është Dritan Çobo.

Sipas medieve italiane në mesnatën mes të premtes dhe të shtunës në Civitella del Tronto (Teramo) midis Abruzzo dhe Marche 47-vjeçari pati një debat të ashpër në familje. Çobo spërkati me benzinë divanin dhe i vendosi zjarrin shtëpisë, teksa e gjithë familja ishte brenda, gruaja 37-vjeçe dhe 4 fëmijët, 20, 19, 17 dhe 6 vjeç.

Djali i madh i familjes ndërhyri me shpejtësi duke nxjerrë nga shtëpia vëllezërit dhe nënën dhe u rikthye që të marrë edhe të atin, por 47-vjeçari kishte ndërruar jetë nga asfiksia. 37-vjeçarja me 4 fëmijët u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa pas djegies së shtëpisë dykatëshe, autoritetet lokale do të strehojnë përkohësisht familjen shqiptare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit